Notarja italiane Federica Pellegrini, e cila ndodhet në Glasgow të Skocisë për të garuar në Europianin e notit, ka festuar ditën e diel 30-vjetorin e saj të lindjes. Kolegët dhe koleget e delegacionit italian që ndodhet në këtë turne, i kanë bërë një festë surprizë pas mesnate notares kampione, duke i shkuar në dhomën e saj të hotelit dhe kanë festuar gjatë.
Por në fund festa e notares ka qenë paksa “hot”, pasi notarja italiane, fituese e medaljes së artë në “Pekin 2008” dhe e disa medaljeve të arta në Botërorë e Europianë, në fund ka postuar një foto në vaskën e banjos. Aty Pellegrini shfaqet krejtësisht e zhveshur, por e mbuluar me disa tullumbasë. “Dua edhe 30 vite të tjera si këto që kam jetuar”, shkruan Pellegrini.