Ky është horoskopi për ditën e martë, 7 gusht 2018. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
DASHI
Kjo e martë parashikohet një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Sot do të zbuloni kënaqësinë e miqësisë së vjetër që e kishit lënë pak mënjanë. Me pak vështirësi do të zgjidhni një problem ekonomik ndërkohë që në punë gjërat duken mirë.
DEMI
Në këtë ditë të gjithë do kenë besim tek juve. Ata që ju rrethojnë do gjejnë zgjidhjen te ju. Do të dëgjoni biseda emocionale. Në aspektin profesional do ta shikoni të ardhmen me pikëpyetje por kini besim te vetja, gjithçka rregullohet.
BINJAKËT
Sot do të jetë një ditë e mirë edhe pse mund të ketë tentative nga dikush për ta prishur atë. Do ta shmangni tensionin sot dhe do ta përballoni ditë më shumë harmoni. Në ambientin e punës do të përjetoni kënaqësi për arritjet tuaja personale.
GAFORRJA
Një ditë mjaft e mirë për juve. Sot do të keni një energji psikofizike dhe do të përballeni me çdo vështirësi pa ndihmën e askujt. Në punë shmangni kontradiktat dhe vini në jetë idetë tuaja.
LUANI
Këshilla për juve sot është se duhet të merrni përgjegjësi dhe të jeni më konkretë. Financat tuaja do të jenë konstante. Në dashuri do të jeni të lumtur dhe gjërat e vogla do t’ju kënaqin shumë këtë ditë.
VIRGJËRESHA
Juve keni disa pasiguri brenda vetes. Duhet të vendosni se çfarë do të bëni për çështje të caktuara, sidomos në ambientin e punës. Ne aspektin e ndjenjave nëse jeni vetëm duhet t’i përkushtoheni më shumë argëtimit.
PESHORJA
Dikush ju ka nën vëzhgim. Juve do të përpiqeni t’i shpëtoni kontrollit të dikujt. Në ambientin e punës nuk duhet të jeni agresivë me një koleg që nuk ju pëlqen. Ruani qetësinë pasi gjithçka do të kalojë.
AKREPI
Sot nuk ndiheni fort mirë. Nëse doni të shmangni një diskutim largoni tensionin që ju rrethon. Në punë do të organizoheni mirë. Në dashuri do të interesoheni për një person që keni njohur së fundi.
SHIGJETARI
Sot do të kaloni një ditë të mirë. Jeni duke jetuar një moment të kënaqshëm dhe ky moment pozitiv do të ndikojë në planet për të ardhmen. Në ambientin e punës do të jeni shumë bindës. Vazhdoni kështu!
BRICJAPI
një ditë me shumë pasiguri për juve kjo e sotmja. Do të ndiheni emotivë në çdo aspekt. Në aspektin e ndjenjave ditën do ta kaloni pranë partnerit dhe kjo do t’ju japë më shumë siguri.
UJORI
Nuk është një ditë fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Diçka do t’ju bëjë nervozë, por duhet të ruani qetësinë për të mos prishur punë në aspektin profesional. Në dashuri një keqkuptim do ta prishë ditën por tregohuni të duruar dhe flisni me partnerin/en.
PESHQIT
Juve ndjeni nevojën për ndryshime. Në këtë fazë, do të ndjeni nevojën për të marrë përvoja të reja. Në vend të punës, do të kërkoni mundësi të reja apo një punë të re. Vlerësoni opsionet që mund të keni.