Thinjat: Dalja e thinjave në moshë te re, sjell fat.
 • Buka: Në qoftë se dikush të gjen duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra.
 • Bereqeti: Kur flet duke ngrënë bukë, të largohet bereqeti.
 • Cigarja: Në qoftë se të ndizet cigarja anash, ke rrugë.
 • Dita: Dita e martë është ters, dita e premte ka një orë ters.
 • Dora: Kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh lekë, kur të
 kruhet e djathta do të japësh lekë.
 • Dhoma: Po të hysh natën e parë në dhomën e nuses, me këmbën
 e majtë, gjithë jeta bashkëshortore të shkon ters.
 • Faqja: Kur të kruhet faqja të vjen një mik.
 • Filxhani: Kur mbush filxhanin e kafesë dhe ai të derdhet, e pi
 shumë kafenë.
 • . Fjetja: Po qe se fle me gjysmë syri hapur, je me fat.
 • Gaca: Kur rri ngrehur një gacë mbi saçin e bukës, të vjen një mik.
 • Gota: Kur thyen një gotë ose një filxhan, prit një të mirë.
 • Gratë: Në atë shtëpi ku zihen gratë, nuk ndizet shpejt zjarri.
 • Gjarpri: Në qoftë se të pret rrugën gjarpri, të shkon dita ters.
 • Gjeli: Po qe se në mesnatë gjeli këndon tri herë, të vjen një lajm
 me rëndësi.
 • Hunda: Kur të hanë hundët, zihesh me dikë ose mërzitesh.
 • Jevgu: Kur në mëngjes takon një jevg, të shkon dita mbarë.
 • Kafshata: Kur je duke ngrënë dhe të bie kafshata në tokë, të ikën risku.
 • Keq: Kur je keq, prit një të mirë.
 • Kërcet: Kur natën të duket se të kërcet shtëpia, ke mbarësi.
 • Këmba: Kur ecën me njërën këmbë mbathur e me tjetrën zbathur,
 të vdes gruaja.
 • Krëhri: Po qe se të bie krëhri në tokë, ke rrugë.
 • Kripa: Ai që e ha kripën shumë, do edhe gruan shumë.
 • Koka: Po qe se i bie fëmijës me lugë kokës, mbetet i shkurtër.
 • Kukuvajka: Kur kukuvajka këndon në një pemë afër shtëpisë, aty do të ketë fatkeqësi.
 • Lemza: Në qoftë se të’zë lemza në bukë, dikush të përflet
 • Lepuri: Po të doli lepuri përpara, të shkon dita ters.
 • Vajza: Një vajzë që ha një lugë gjellë, pasi të ketë ngrënë bukë, e ndan burri.
 • Macja: Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.
 • Miu: Në qoftë se miku të vret një mi dhe e djeg në zjarr, të zhduken minjtë.
 • Miku: Kur shkon mik dhe gjen mish të përgatitur përpara, je bujar.
 • Kur shkon mik dhe të hahet shumë, ajo shtëpi është kurnace.
 • Nishani: Sa më shumë të kesh nishane, aq me fat je.
 • Pështyma: Kur pështyn dhe pështyma të bie në rroba, sëmuresh.
 • Qeni: Qeni që angullin natën parandien fatkeqësi në familje.
 • Shtëpi: Kur para se të hysh në shtëpi të re fut një mace brenda, ajo të merr të këqijat e shtëpisë.
 • Uji: Kur je duke pirë ujë dhe të fueret uji(pengohet në fyt), ke fatkeqësi ose dikush flet keq për ty.
 • Xhaketa: Kur hyn në dhomë dhe të ngec xhaketa në dorezë të derës ose në një gozhdë, ke para borxh.
 • Veshi: Po qe se të ther veshi i majtë, të shajnë; kur te ther i djathti, të lëvdo
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





