Një tavolinë e zyrës ka mesatarisht 400 herë më shumë mikrobe se sa një ulëse tualeti.
Kjo lë të kuptohet se punonjësit e zyrave janë në rrezik të sëmundjeve që vijnë nga papastërtitë e tavolinës.
Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë gjetur se njerëzit janë burimi më i shpeshtë i baktereve, dhe krahasuar me gratë, burrat kanë për katër herë me shumë baktere në kompjuterët, telefonat tavolinat e tyre.
Natyrisht në ambientet e mbyllura varietetet e viruseve, baktereve etj janë më të ulëta se sa në ambientet e jashtme. Ndërsa, ngjashmëria e baktereve nëpër zyrat e vendeve të ndryshme është mjaft e madhe.
Ju këshillojmë që të keni kujdes me pastërtinë e tavolinës tuaj të punës.