T’i drejtosh flokët me tharse apo pjaster në këto ditë të nxehta vere është torturë më vete.
Përveçse është shumë vapë, flokët dëmtohen nga kontakti i drejtëpërdrejtë me nxehtësinë. Për të gjitha ju që i adhuroni flokët e drejtë, ka disa mënyra efektive të cilat nuk e dëmtojnë aspak flokun.
Qumësht dhe vezë
Gjithçka që të duhet është një gotë qumësht dhe një vezë. Përzijini bashkë për disa minuta dhe masën e formuar shpërndajeni në flokë për një orë e gjysmë. Lajeni si zakonisht flokun dhe gëzohuni me rezultatet.
Aloe Vera dhe vaj kokosi
Gjysmë gote aloe vera dhe gjysmë gote vaj kokosi miksojini e aplikojini në flokë. Mbajini për një orë dhe lajeni kokën si zakonisht.
Uthull molle
3 lugë me vaj uthulle hidhini në 2 gota me ujë. Lajini flokët me shampo dhe pas saj aplikoni ujin e përzier me uthullën.