Nuk ka kënaqësi më të madhe se biseda dhe koha e shpenzuar më shoqen më të mirë.
Pavarësisht se për çka flisni me shoqen e zemrës, do të vijë momenti kur do të hapeni më shumë për gjërat personale. Në këtë pikë ju këshillojmë që të mbani paksa disa gjëra për veten.
Sado që kaloni mirë me miken tuaj, dy gjërat e mëposhtme nuk preferohet që t’i ndani me të.
Paratë
Secili ka gjendjen e tij financiare, kështu që ju mund të flisni për gjendjen tuaj financiare vetëm nëse ndjeheni që jeni të të njejtën gjendje financiare. Në çdo rast tjetër, përgatituni për zili apo mëshirë.
Marrëdhënia me partnerin tuaj
Çdo çift ka grindjet apo problemet e tyre kohë pas kohe. Gjëja kryesore është të mos shpërtheni për to, e të mos flisni keq për partnerin tuaj, para shoqërisë. Pasi ju dhe partneri të zgjidhni problemet, shoqja juaj mund të mbajë “inat” për partnerin tuaj, edhe nëse ai nuk ka faj. Kujdes, jo secila gjë është për tavolinën e bisedave.