Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë.
Sidoqoftë, nëse lidhja juaj nuk i ka këto shenja, atëherë duhet të keni pak më shumë kujdes për ndjenjat e tanishme dhe a mund të ndryshojnë në të ardhmen.
1: Partneri është i ngrohët, i besueshëm dhe i sigurt
Çdo njeri ka prioritete se çfarë duan në një partner. Disa njerëz e vlerësojnë pamjen fizike më shumë se paratë apo statusin, ndërkaq për disa tjerë është e kundërta.
Por, pavarësisht këtyre diferencave në idealet dhe prioritetet e njerëzve, thuajse çdo njeri e dëshiron një partner i cili është i ngrohët, i besueshëm dhe mbështetës.
Nëse partneri juaj sillet mirë me ju dhe tjerët, atëherë është shenjë e mirë. Nëse është i qëndrueshëm emocionalisht atëherë edhe kjo është shenjë e mirë.
2: Partneri ju ndihmon të ndiheni mirë për veten tuaj
Në lidhjet e lumtura, njerëzit në përgjithësi e shohin partnerin e tyre me më shumë pozitivitet sesa që e shohin ata veten.
P.sh., ju mund ta vlerësoni veten me notën 6 nga 10 në aspektin e pamjes fizike, por partneri mund t’ju vlerësojë me 8.
Kjo ju ndihmon të keni një lidhje funksionale dhe është shenjë e mirë për një jetëgjatësi të lidhjes.