Të gjithë e kanë pyetur të paktën një herë veten, sesa minuta duhet të zgjasë akti seksual?
Kësaj pyetje, edhe studiuesit ende nuk i kanë dhënë një përgjigje fikse, shkruan “This is insider”. Rreth 500 çifte në të gjithë botën, u bënë pjesë e një studimi, ku në një periudhë katër javore duhet të mbanin shënim sesa minuta zgjaste akti seksual gjatë verës. Por çfarë u zbulua nga studimi?
Koha mesatare e marrëdhënieve seksuale varionte nga 33 sekonda në 44 minuta,e ketu flasim vetëm për kohën nga paraloja tek ejakulimi i dy partnerëve.
Kështu që është e qartë se nuk ka një kohë fikse për aktin seksual. Ndaj koha mesatare që çiftet kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë stinës ndezëse të verës është 5.4 minuta.
Por studiuesit zbuluan disa fakte interesante gjithashtu. Për shembull, vendosja e prezervativit nuk ndikon në kohë, ashtu siç edhe vendi i origjinës i çifteve!