Këndimi duke bërë dush ndikon në rrjedhjen më të mirë të oksigjenit dhe në punën e grupeve të mëdha të muskujve të pjesës së sipërme të trupit, çon në zvogëlimin e nivelit të stresit nëpërmjet sistemit endokrin…
KËNDONI kur jeni duke bërë dush, sepse do të keni dobi të shumëfishta shëndetësore, rekomandon profesori dr. Graham Welsh i Universitetit të Londrës.
Në bazë të marrjes me aspektet shëndetësore të këndimit plot tri decenie, ky ekspert ka arritur deri te rezultatet e jashtëzakonshme.
Personat nën dush inspirimin për të kënduar e marrin për shkak të ndjenjës së sigurisë dhe relaksimit që ua sjellin uji, i cili rrjedh nëpër trup, ngrohtësia, avulli i ujit dhe hapësira akustike në të cilën gjenden. Me këndimin nën dush spontanisht ndikojnë në rrjedhjen vetjake të oksigjenit në qarkullimin e gjakut, si edhe në punën e grupeve të mëdha të muskujve të pjesës së sipërme të trupit.
Edhe në kuptimin psikik, këndimi është i dobishëm, sepse çon deri në zvogëlimin e nivelit të stresit nëpërmjet sistemit endokrin, i cili është i lidhur me mirëqenien emocionale.
– Shtrohet pyetja përse njerëzit nuk këndojnë në banjë kur bëjnë ndonjë veprim tjetër, siç janë krehja e flokëve apo rregullimi?
Këndojnë në kabinën e dushit, sepse dimensionet i ka të vogla, prandaj edhe tingulli është më i pasur, ndërkaq cilësia e zërit më e mirë.
Veç kësaj, uji i ngrohtë, drita, aromat e këndshme, si edhe ndjenja e freskisë dhe e pastërtisë personin plotësisht e relaksojnë. Posaçërisht nëse një kohë të caktuar e ka kaluar në ambient të ftohtë.
Nën dush lirohen edhe trupi edhe mendja, ndërsa kjo gjendje e këndshme çon në ndjenjën e lumturisë, e cila shpesh shfaqet duke kënduar.
Ekziston mendimi edhe që valët tingullore të cilat refuzohen nga pikat e ujit krijojnë tingull të këndshëm, shpjegon dr.Welsh.