GAZETAEXPRESS
U desh të bëhej Dukeshë Meghan Markle, që të gjithë të vinin re stilin e saj unik në veshje. Në fakt edhe kur ishte aktore pëlqehej për zgjedhjet e saj, por si tani që është bashkëshortja e Princ Harryt, sigurisht që jo.
Nëse në të ardhmen Meghan do të bëhet nëna e një vajzë, prej kur ishte pjesë e serialit “Suits”, Meghan po i ruan të voglës së saj një orë nga Cartier French Tank, të cilën Dukesha e Sussex e adhuronte.
Gjatë serialit, ajo ka mbajtur një orë të tillë për çështje reklamimi, por më pas e ka blerë dhe vetë një të tillë, për t’ia ruajtur të bijës.
Nuk e dimë nëse kjo ide i ka ardhur sapo e ka blerë orën, apo tani që është martuar me princin Harry.
Edhe e ëma e Harryt, princeshë Diana ka pasur një orë të tillë, të cilën me siguri e ruajnë ende dy djemtë e saj.