Ky është momenti më i dhimbshëm kur babai “eci” bashkë me vajzën në martesën e saj. Gjatë gjithë ceremonisë ai e shoqëronte vajzën e tij duke qëndruar në barrelë.
Pedro Villarin, 65 vjeç, i cili vuante nga kanceri i mëlçisë, dëshira e tij e fundit ishte të ecte me vajzën e tij, Charlotte gjatë dasmës së saj.
Çifti ndryshoi datën e martesës dy muaj më herët, kur shëndeti i burrit filloi të përkeqësohej për të siguruar që ai të ishte i pranishëm.
Pedro luftoi me kancerin përreth një vit, ndërsa ditën e dasmës, familja punësoi ambulancë dhe një infermiere private për ta marrë atë në ceremoninë në qytetin Las Pinas, pjesë e Rajonit Kombëtar të Filipineve .
Plani ishte që z. Villarin të shoqëronte vajzën e tij në karrige me rrota, por ai nuk ishte mjaft i fortë, kështu ata përdorën barelën e ambulancës.
Ai vdiq më 12 gusht, tre ditë pas ceremonisë duke përmbushur kështu edhe premtimin që i kishte dhënë vajzës.