×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Na nxinë jetën/ Fjalët që përsërit gjithë ditën një mashkull xheloz shqiptar

Saturday, 14 Prill 2018 15:36

“Pa xhelozi, nuk ka dashuri”, kjo është një shprehje që të gjithë e dimë, por sa prej nesh biem dakord me të?

Ju që po e lexoni këtë artikull me siguri jeni duke menduar me vete “po partneri im është xheloz”? Nëse jeni lidhur me një djalë shqiptar, me siguri është xheloz.

Nuk mund t’i përgjithësojmë të gjithë djemtë shqiptarë, por shumica prej tyre janë paksa xheloz.

Xhelozia deri në një farë pike është diçka që vajzat e pëlqejnë, pasi ju duket si një formë kujdesi. Nga ana tjetër një xhelozi e tepruar nga partneri mund të bëhet problem mes çiftit, aq sa mund të çojë në ndarje.

Gjithsesi, sot nuk do të flasim për ndarjet për shkak të xhelozisë, por për shprehjet e vazhdueshme që thotë një djalë shqiptar kur bëhet xheloz.

 

1-Kur dilni nga shtëpia- Ku je, me kë dole dhe pse?

Kur dilni nga shtëpia, qoftë me miqtë apo me të njohurit tuaj, vijnë në celular një rrufe pyetjesh që nuk dini se cilës t’i ktheni përgjigje të parës.

2-Mua s’më ftoje dot ë?

Ka nga ata meshkuj që pasi bëhen xheloz bëjnë si “viktima”, edhe duke ironizuar që mund ta kishe ftuar edhe atë.

3-Kujt i more leje që dole?

Kjo është pyetja që mund të dëgjoni më shpesh. Meshkujt xheloz duan që t’ju kërkosh leje për çdo lëvizje.

4-Mos u vono

Kur ti ke dalë nga shtëpia, ose do të dalësh, ai thotë gjithmonë; mos u vono, mos rri shumë. Si një mami i dytë.

5-Më kalo shoqen tënde në telefon

Ka nga ata mosbesues që të bëjnë skena të tilla, duke të kërkuar shoqen ose personin me të cilin ti ndodhesh në telefon, në mënyrë që ata të të besojnë.

6-Mirë mirë, se flasim në shtëpi

Fjalia “vrastare” e një xhelozi; është flasim në shtëpi. Aty bën skena xhelozie për çdo gjë që ka akumuluar për disa kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...