Keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet një fotografi profesionist për të përgatitur një foto që ta shohin të gjithë? Kush janë hapat derisa të arrihet në rezultatin e dëshiruar?
Fotografi brazilian Gilmar Silva vendosi që të tregonte punën që bëhet pas një fotoje që na kënaq syrin. Ai ka publikuar një seri fotosh ku tregohet “prapaskena” e një fotoje dhe fotoja përfundimtare.
Koleksionin e tij e quajti LUGARxPHOTO (vendi dhe fotoja), duke treguar atë që ndodh pas një fotoje profesionale.
Mahnituni me galerinë e mëposhtme… TCH
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
						 
						 
																									 
																									





