E keni menduar ndonjëherë se alkooli mund të bëjë martesën tuaj më të lumtur dhe më të qëndrueshme? Pse duhet të pinë të dy?
Sipas një studimi të botuar në “Journals of Gerontology: Psychology Sciences”, partnerët që herë pas herë dehen së bashku kanë një marrëdhënie më të lumtur e më të qëndrueshme se çiftet që nuk e bëjnë këtë.
Sipas Reuters ky studim ka marrë në analizë rreth 3000 çifte, të cilët ishin të martuar mesatarisht prej 33 vitesh. “Ne nuk po ju sugjerojmë të ndryshoni mënyrën se si ju pini, dhe se sa shumë pini. Ne nuk jemi të sigurt pse ndodh kjo. Gjithsesi mendojmë se çiftet që kryejnë më shumë aktivitete bashkë kanë një marrëdhënie më të lumtur, dhe këtu përfshihet edhe të pirit.”- tha për Reuters autorja e studimit, Dr. Kira Birditt nga Universiteti i Michigan.
Megjithatë duhet theksuar se çiftet ku vetëm njëri nga partnerët pi alkool, priren më shumë të kenë probleme martesore, sidomos nëse është gruaja ajo që pi.
Ndërsa çiftet ku asnjëri nga partnerët nuk pi, kanë tendencë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Sipas Birdit, zakonet tona të të pirit ndikojnë shumë dhe te partneri.
Nëse njëri ka probleme me alkoolin, ose ka probleme shëndetësore edhe tjetri duhet të heqë dorë patjetër. Kështu që herën tjetër kur të dilni në darkë niseni mbarë me tekila!