Shumë njerëz që janë në një lidhje kanë shpresa se një ditë do të ecin drejt altarit me ‘gjysmën tjetër plotësuese,’ por këshilltari Amerikan I lidhjeve David Bennett na paralajmëron se ka disa shenja që duhet të vëreni dhe që ju tregojnë se martesa nuk është për ju.
Nëse partneri juaj nuk ju duket më tërheqës atëherë mënyra më e mirë është që lidhja të përfundojë por këto 4 situata gjithashtu mund të çojnë në shkatërrim.
Miqtë tuaj nuk e përlejnë të dashurin/dashurën tuaj
Kur lidhesh me një të dashur të ri mendoni se edhe miqtë tuaj I duan po aq sa edhe ju, pork a raste ku keqkuptime mund të shfaqen kur miqtë të fillojnë të flasin jo mirë për partnerin tuaj. Nuk është një mënyrë e mirë për të kaluar gjithë jetën tuaj veçanërisht kur miqtë dhe familja juaj do të mblidhen bashkë dhe I dashuri apo e dashura juaj do të jetë pjesë. Ndonjëherë edhe pse lidhja ka të bëjë me ju dhe partnerin tuaj- ndonjëherë duhet të llogarisni edhe të tjerët.
Praktikisht po i përgjëroheni që të martohet me ju
Nuk duhet të jetë e vështirë që ta bindni partnerin të martohet me ju, në fakt të dy duhet të jeni në një mendje kur vjen fjala te martesa. Ndonjëherë njëri do që të martohet ndërsa tjeri duket sikur po e detyrojnë që ta bëjë këtë. Kjo shkon në ‘katastrofë’ në fund dhe divorc të pashmangshëm, pasi njëri nga partnerët nuk ishte I bindur që në fillim.
Keni plane të mëdha për ‘të rregulluar’ partnerin tuaj
Nëse nuk jeni I dashuruar me partnerin që në fillim dhe madje gjërat më të vogla rreth tij ju bezdisin atëherë zënkat do të rriten me kalimin e kohës. Shumë njerëz martohen duke menduar se do ta ndryshojnë partnerin e tyre. Nëse partneri ju tradhëton para martese mos kini dyshim se do ta bëjë edh epas martese, sipas bordo.al. Përfundimisht nuk mund ta ndryshoni një person thjesdht duke thënë ‘dua’ në altar prandaj sqaroni çdo gjë në fillim ose mos u martoni.
Jeni më të emocionuar për dasmën sesa për dashurinë
Nëse do të shijoni vetëm festën e dasmës me miqtë dhe familjarët dhe jo martesën në përgjithësi atëherë mos u martoni. Do të ishte më e lehtë nëse organizoni një festë sesa të martoheni në këtë rast. ‘Martesa ka të bëjë në angazhimin me dikë tjetër dhe përfshin shumë sakrifica dhe detyrime.’