Një baba nga Kalifornia ka arritur ta shpëton të birin e tij nga më e keqja, derisa po përpiqej të dilte nga shtrati.
Kamera e sigurisë e vendosur në dhomën e gjumit të vogëlushit, shfaq djaloshin që qëndronte i varur në shtrat dhe derisa po mundohej të dilte rrëshqet, por për një fije floku babai i tij e kap para se t’i prek koka në dysheme, transmeton Telegrafi.
Ngjarja rrëqethëse ka ndodhur brenda një shtëpie private në Los Angeles, ku babai i vogëlushit për fat të mirë arrin ta shpëton të birin nga rrëzimi që ka mundur t’i shkaktoj lëndime të rënda trupore.
Sidoqoftë, një gjë është e sigurt që babai i foshnjës po të vonohej vetëm një sekondë, vogëlushi sigurisht se do të rrëzohej, kurse shpejtësia e tij i ka habitur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.