Shumë prej nesh rrotullohen gjatë natës përderisa përpiqmi të flemë por ndonjëherë është më kot. Por, duket se në fund ka një zgjidhje që mund të ju shtyej të flini brenda 2 minutave.
Libri “Relax and Win”, përmban një metodë të fshehtë ushtarake amerikane që mund të ju ndihmojë të flini për vetëm 10 sekonda. Kjo teknikë thuhet se është përdorur nga ushtarët për të rënë më shpejt në gjumë kur i është dashur në mënyrë që të pushojnë më shumë.
Së pari duhet të relaksoni muskujt në fytyrën tuaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt që janë rreth syve tuaj. Pastaj duhet që shpatullat tuaja kur të shtriheni t’i lëviznin njërën njëherë dhe tjetrën një herë për dy tre sekonda.
Hapi i tretë përfshinë frymëmarrjen dhe thuhet se duhet të marrësh thellë frymë, të relaksohesh në gjoks dhe në fund t’i relaksosh pak këmbët. Ju duhet të filloni me kofshët tuaja dhe pastaj të lëvizni në këmbët tuaja më poshtë.
Pasi të keni qetësuar trupin tuaj për 10 sekonda te çdo hap, atëherë duhet ta pastoni plotësisht mendjen tuaj. Sipas librit, këto tri metoda mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë:
Së pari, të imagjinoni veten të shtrirë në një lundër në një liqen të qetë, asgjë tjetër përveç qiellit mbi ju.
Mund të provoni gjithashtu të thoni “mos mendoni, mos mendoni, mos mendoni” pa pushim për dhjetë sekonda.