Mia Aflalo është vetëm 5 vjeçe por që tani ka gjetur rrugën për në botën e modës, falë flokëve të saj të gjatë natyralë.
Gjithashtu, vajza nga Tel Aviv i Izraelit ka 53 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.
E teksa suksesi i saj po rritet si një diva, parukieri i saj Sagi Dahari ka thënë për “Daily Mail” se ajo është e qetë dhe shumë pozitive.
“Princeshë Mia asnjëherë nuk ankohet apo grindet. Ajo preferon që të presë në qetësi dhe t’u qeshë të gjithëve”.