Sa të lumtura ndiheni kur dikush, pasi ka marrë vesh moshën tuaj, iu thotë: “Komplimente, dukeni shumë më pak” ose “Nuk e tregon aspak moshën”? Me siguri ndiheni shumë të lumtura. Kur dukemi më të rinj ndihemi më të gjallë dhe pse jo, edhe më të bukur. Ndonjëherë edhe krenarë, pasi të kujdesesh për veten dhe të ndjekësh një stil jete të shëndetshëm jep frytet e veta.
Lure Hsu është një stiliste kineze 43 vjeçe, por që duket si 23. Lure është kthyer në një shembull frymëzimi për shumë gra për shkak të stilit të saj të jetesës, që reflektohet më së miri edhe në pamjen e saj. Ajo e fillon ditën me një kafe të zezë, ndjek një dietë të rreptë, merret vazhdimisht me aktivitet fizik dhe kujdeset shumë për lëkurën. Falë lëkurës së saj si porcelan, fizikut për t`u pasur zili dhe këshillave efikase që jep, Lure ndiqet nga mbi 744 mijë njerëz.
Por cilat janë sekretet e saj për një rini të përjetshme? Pikë së pari, ajo tregon kujdes të madh ndaj ekspozimit në diell, aplikon gjithmonë krem dielli, pasi sipas saj lëkura kur ekspozohet në diell pa mbrojtje dehidratohet, bëhet me njolla dhe rrudhoset. Ajo e hidraton lëkurën me kremra dhe përdor produkte me vitaminë C dhe kolagjen. Për sa i përket dietës, stilistja pi shumë ujë, ndjek një dietë vegjetariane, kryesisht me bazë frutash, perimesh dhe proteinash vegjetale, si dhe shmang ëmbëlsirat.
Çdo ditë Lure merret me aktivitet fizik, kryesisht për të mbajtur lëkurën të tonifikuar, por këshilla e saj numër 1 është hidratimi. “Kur lëkura juaj është e hidratuar, nuk duhet të shqetësoheni për plakjen dhe rrudhat”, -është shprehur ajo. Rregulla të thjeshta, por mëse të vlefshme!