Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, të gjitha gjërat e mira e kanë një fund ashtu sikurse edhe një fillim dhe disa tendenca, thjesht ndryshojnë mënyrën e të konceptuarit të modës. Katër trendet e mëposhtme janë gati për të “dorëzuar” stafetën e për t’ia lënë vendin tendencave të reja. Hidhini një sy listës së mëposhtme për të parë se çfarë do të veshim këtë vjeshtë për t’u dukur me stil.
1
Harrojini rripat e hollë të belit, zëvendësojini ato me rripat e trashë
A nuk ju është dukur shpesh se këto rripa humbasin tek veshjet duke mos u dukur fare? Zëvendësojini ato me rripat e trashë, kombinojini me fustane të gjëra me lule e VOILA, sapo keni bërë veshjen më stil stinës!
2
Zëvendësoni rozën e ëmbël me portokallinë tipike të vjeshtës
Kjo verë ju ka “rritur” mjaftueshëm, ndaj roza nuk duhet të jetë më ngjyra juaj. Filloni të përdorni më shumë ngjyrën “diell” të vjeshtës për t’i dhënë më tepër energji pozitive kombinimeve tuaja.
3
Iku koha e vathëve të vegjël
Sado “cool” të jenë, asnjëherë nuk do të jenë mjaftueshëm të dukshëm pasi të kenë vënë aksesorët e vjeshtës. Zëvendësojini ato me vathët e mëdhenj, asgjë nuk do të humbasë më nga look-u juaj.
4
Kambalet e zakonshme vs çizmet çorape
Duken si shumë të konsumuara kur i risheh të veshura pas kaq shumë sezonesh. Mos ndoshta ka ardhur koha t’i zëvendësoni me një stil tjetër këpucësh? Provoni çizmen çorape në kombinimet tuaja duke u dukur “ndryshe” dhe shumë në modë.