Një e treta e meshkujve martohet me vajzën për të cilën mendon se nuk është “ajo për të cilën kanë ëndërruar”, tregon hulumtimi i faqes së internetit “Match”, në të cilin kanë marrë pjesë pesë mijë veta.
Duke marrë parasysh se janë të bindur se për çdokënd nuk ekziston personi ideal, të anketuarit vendosin të lidhen përjetë me femrën me të cilën nuk janë të dashuruar.
31% të meshkujve konfirmojnë se janë gati të martohen me një femër me të cilën nuk janë çmendurisht të dashuruar, përkundër 23% të femrave. Pra, për gati një të tretën e meshkujve nëse një femër paraqet cilësitë e duhura, dashuria e madhe apo pasioni, nuk janë elementë çelës për t’ia kërkuar dorën.
Këta të fundit janë gati të martohen me dikë që është “perfekte në letra” dhe jo të presin të gjejnë dashurinë me D të madhe.
Doktor Pam Spurr, një ekspert i njohur në marrëdhëniet dashurore thotë: “Këto rezultate të studimit nuk janë aspak të çuditshme.”
Ai më pas shton se “meshkujt në përgjithësi arrijnë më shpejt të “prekin” atë që ne quajmë “pika e angazhimit”. Për ta më e rëndësishmja është të ndihen mirë me partneren. Pra nuk duhet mënjanuar rëndësia e rehatisë në sytë e meshkujve.”
Sipas një studimi tjetër britanik, gati 77% të femrave britanike nuk besojnë në ekzistencën e burrit perfekt dhe nuk presin që burri i tyre i ardhshëm të plotësojë te gjitha kriteret e tyre.
Ndërkohë kur i pyesim gratë e martuara të përshkruajnë cilësitë e bashkëshortëve të tyre, ato mesatarisht i vlerësojnë ata vetëm 69% perfekt.