Gjithçka që bëjmë, e bëjmë për të tjerët!
E keni vënë re se kur jemi të lumtur, as nuk na shkon ndërmend të postojmë në rrjetet sociale, por thjesht duam të shijojmë momentet dhe njerëzit që kemi pranë?
Ashtu siç e keni vënë re kur jemi të mërzitur, për të mos thënë "në depresion" dhe duam të postojmë foto vetëm që disa njerëz ta shohin, ose edhe një person i vetëm.
Rrimë gjithë kohën duke hapur dhe mbyllur foton për të parë nëse personat që ne duam ta shohin foton e kanë parë dhe pasi shohim se diçka e tillë ka ndodhur, dëshirojmë ta fshijmë.
Ah, se mos harrojmë, kemi dhe ato rastet që pasi postojmë një foto e bëjmë ta shohë vetëm një person…
Eh, çfarë zhgënjimi kjo botë virtuale!
Kjo gjë e detyroi artisten gjermane Geraldine West, që të realizonte një album me titullin "Instagrami VS Realiteti".
Nuk e di për ju, por unë bie plotësisht dakord me këtë artiste.
Për më shumë, shfletoni galerinë!