as lansimit të iPhone Xs të ditës së djeshme, Apple ka ndarë një video në kanalin e saj në YouTube, duke nxjerrë në pah video të incizuar me pajisjen. Kompania ofron një shikim të parë se si u përdorën uji, zjarri, metali dhe drita për të kapur këto video mahnitëse.
Gjatë gjithë videos, mund të shihet se si përdoret iPhone Xs për të kapur disa video eksperimentale të ndryshme. Për shembull, videoja e parë është një eksperiment që përdor ujë, zë dhe dritë për të krijuar një video në xhirim të ngadalësuar, njofton 9to5Mac.
Në fillim, tregohet videoja përfundimtare, pastaj tregohet më shumë se si u krijua kjo video – duke përdorur produkte të ndryshme, incizuar me iPhone Xs.
“Një vështrim i parë në një video mahnitëse të krijuar me iPhone-in e ri XS – që ka videon më cilësore të çdo telefoni. Uji, zjarri, metali dhe drita u përdorën për të krijuar këto skena magjepsëse duke përdorur 4K, Slo-mo dhe Time-lapse.” thuhet në njoftimin e kompanisë.