Sarah Hegarty, një 26-vjeçare nga Perth, Australi, dhe burri i saj Aaron Shaw rrisin 2 vajza të vogla dhe 4 qentë Samoyed.
Kjo familje e pazakontë tregon një shembull të mirë se si t’i përballoni sfidat e përditshme falë dashurisë, kujdesit, mirësisë dhe ndjenjës së madhe të humorit, transmeton Indeksonline.
Sarah Hegarty kishte ëndërruar të kishte një Samoyed që kur ajo ishte një fëmijë i vogël dhe ta realizonte ëndrrën kur të kishte një shtëpi të sajën.
Sarah është bërë një profesioniste, që do të thotë që përveç qenve të vet ‘Samoyed’, të cilët janë 4 tani, ajo merret me shumë qen tjerë në baza ditore.
Tani Sara dhe Aaroni kanë dy vajza të vogla, Layla e cila është 1 dhe Ruby 10 muajshe, së bashku me 4 qen Samoyed, Arthur dhe Aurora 5 vjeçar, dhe Shimmer dhe Sebastian të cilët janë 1 vjeç.
Vajzat duket se kanë një lidhje të mirë me qentë dhe kalojnë shumë kohë së bashku duke luajtur dhe duke u argëtuar.
Në fotografitë në Instagram vërehet një harmoni familjare dhe bashkëveprim në mes fëmijëve, pasi Sara nuk mund t’i ndaj qentë nga fëmijët.