Bashkë me disa maska rigjeneruese, stilisti i flokëve Matt Rez rekomandon edhe një ndryshim të lehtë ngjyre për t’u dhënë flokëve që kanë humbur shkëlqimin, më shumë jetë.
E gjitha bëhet për të ngrohur bazën. “Duke i shtuar thellësi ngjyrës, arrin t’u japësh flokëve çlodhjen për të cilën kanë nevojë pas verës, sidomos nëse keni flokë me fije” , thotë Rez që kujdeset edhe për flokët e aktores Margot Robbie.
Këtu janë sugjerimet e tij sesi çdo ngjyrë flokësh mund ta përmirësojë nuancën aktuale, për të pritur siç duhet stinën e vjeshtës.
Biondet
Edhe kur je bionde e lyer, edhe kur i ke flokët e tu natyralë, në vjeshtë duhet t’i japësh një dimension të ri ngjyrës, që me siguri është tharë ose ka dalë pas shumë kohësh në ujë. “Duke shtuar pak nga e verdha jote në rrënjë ose disa fije, do mbash efektin ombre, por edhe flokët do duken më të shëndetshëm ,” thotë Rez.
Nëse je bionde shumë e hapur si Margot, Rez sugjeron të shtosh nuanca shampanje ose të arta në bojën tënde. Për nuancat e linit, ai rekomandon një nuancë të verdhë në të kuqe, dredhëz bionde siç quhet, për ta ngrohur. Ndërsa për biondet e mesme, disa fije të verdha pranë fytyrës, janë ndryshimi që të duhet.
Zeshkanet
Për zeshkanet, kur duhet të ndryshojnë ngjyrën, Rez thekson rëndësinë e njohjes së nuancës së lëkurës dhe cilat ngjyra përshtaten më shumë me lëkurën. Nëse një ngjyrë më e ngrohtë të shkon më shumë, shto ca nuanca kanelle. Për tonet e ftohta, nuancat e karamelit pranë rrënjëve do ishin një zgjidhje ëmbëltuese.
Flokëkuqet
Nuk gjenden dy flokëkuqe njëlloj. Nëse nuanca është e portokalltë, Rez sugjeron theksimin e ngjyrës natyrale këtë vjeshtë, duke shtuar më shumë nuanca portokalli për të nxjerrë në sipërfaqe ngjyrën e vërtetë. Për kokëkuqet që e kanë lëkurën në nuancë rozë, Rez thotë të luajnë me rozën gjithashtu, aq më tepër që kjo vjeshtë është stina kur kjo ngjyrë do të shkëlqejë