Monique Penberthy nga Australia, kishte ëndërruar shumë për ditën e dasmës së saj, por një sëmundje ia shkatërroi planet. Madje ajo kishte caktuar, vendin dhe kishte gjetur një fustan të përshtatshëm për peshën e saj.
Por ajo u prek nga një virozë e rrallë dhe ra në koma. Shumë menduan se mund të vdiste dhe për këtë arsye kompania ku kishte porositur fustanin e shiti, transmeton shekulli.
Pasi kërkoi për disa javë një fustan dhe nuk e gjeti dot, nusja vendosi të shkonte nudo në ditën më të rëndësishme të jetës së saj. Por bashkëshorti i saj Rowan nuk e la në baltë duke u zhveshur edhe ai.