Josefin ‘Josie’ Capllonch është kthyer në një personazh mjaft të njohur në Australi, pasi mbërriti në këtë shtet në moshë të re dhe iu nënshtrua operacioneve të shumta kirurgjikale.
Ajo është 31 vjeçe dhe fiksimi i vetëm që ka në jetë, është të duket si një kukull Barbie. Ky fiksim i ka kushtuar deri më tani jo pak, por plotë 50 mijë dollarë.
Ndryshimet që ka pësuar në trup dhe në fytyrë janë drastike. Vajza, e cila më parë ishte brune, tashmë është bjondëzuar dhe nga buzë të holla e pa formë, tashmë ka buzë të trasha të mbushura me silikon.
Gjithashtu ka ndryshuar përmasën e gjoksit, të belit, të vitheve, ka shtuar mollëzat e ka bërë mjaft ndërhyrje, të cilat nuk e bëjnë aspak të jetë e ngjashme me Josien e parë.
Vetë e reja është shprehur:
"Unë nuk dukem aspak si ajo që kam qenë dhe njerëzit duan ta urrejnë këtë gjë. Kirurgët hoqën mishin nga stomaku dhe kurrizi për ta çuar në të pasme".
Ndërkohë po planifikon që të bëjë një operacion të tretë në gjoks, një të dytë në hundë dhe në qepallat e syve.