Është e vërtetë se tradhtitë dhembin shumë dhe sidomos kur vijnë nga persona që i do.
Shpeshherë ne të JOQ jemi bërë pjesë të disa historive që, për fatin e keq të protagonistëve, kanë patur një fund të hidhur.
Në shumicën e rasteve, edhe ne kemi pyetur veten nëse historitë që na dërgojnë, apo bisedat e realizuara, mund të jenë të vërteta, apo të trilluara…
Por, mesazhi i mbërritur mbrëmjen e sotme me një “tufë” screenshote-sh na e mbushi mendjen se vetëm prej disa mesazheve të shkëmbyera mund të shkatërrohet edhe një lidhje.
Është pikërisht një vajzë nga Elbasani, e cila ka vendosur t’i japë fund lidhjes së saj me të dashurin që kishte prej kohësh.
Biseda e realizuar me të dashurin, e nxjerr vajzën tradhtare, por në fakt duket se ajo i mëshon më shumë faktit se pse ai e ka ofenduar kur ka zbuluar këtë.
Teksa dërgon mesazhet, vajza shkruan:
Pershendetje Joq. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze nga Elbasani dhe dua te tregoj se sa paragjykohemi ne ne Tirane. Ne vijme me idene qe ketu ndoshta mund te kemi ate lirine tone, ndersa dalin lloj lloj katunaresh qe duan te na "mbledhin" gjasme. Si mund te kalosh ne ofendime ndaj nje vajze, nuk e kuptoj. Une po i dergoj keto biseda, se e di shume mire qe dhe ai do i nise dhe do shtremberoje historine per te me nxjerre mua keq"