Një metodë e pazakontë është zbuluar pak kohë më parë, në një fshat pranë kryeqytetit të Kievit. Një banor i fshatit gjeti mes pemëve 12 arkivola bosh dhe dhjetëra gropa të sapo hapura.
Ai zbuloi se ato ishin pjesë e trajtimit të pazakontë të një psikologu ukrainas, Andrey Zhelvetro, i cili i varroste njerëzit me vetëm një qëllim, t’i bëjë të ndihen gjallë. Gjëja e parë që bëri ishte të lajmëronte policinë, ku nga hetimet e kryera u zbulua se gjithçka ishte ideuar nga psikologu Zhelvetro.
Ai tha se ishte pjesë e një trajtimi psikologjik që bënte me pacientët e tij, në mënyrë që të ndiheshin gjallë, dhe se gjatë kohës që qëndronin nën tokë merrnin frymë me një tub. Gjithçka u përmbyll me shtrëngim dore me policinë, pasi pacientët e tij deklaruan se groposeshin vullnetarisht dhe se Zhelvetro nuk kishte bërë asnjë krim.