Jeta ndonjëherë të vendos përballë disa provave të vështira dhe duhet të vendosësh mes asaj që thotë zemra dhe asaj që thotë truri.
Një ngjarje të tillë ka përjetuar një i ri nga qyteti i Kavajës.
Ai ka vendosur të tregojë mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ se si pas një viti vendosi që të lidhte fejesë me vajzën që dashuronte.
Gjithçka shkonte mirë, deri në momentin kur ai e dërgon atë në shtpëi për ta prezantuar me familjen.
Sipas djalit, familjarët e tij kanë mbetur pa fjalë kur kanë kuptuar se ata ishin në hasmëri me familjen e vajzës.
Djali shkruan:
persh joq jam nje djale nga nje qyteze prane kavajes .para nje viti jam dashuruar marrezisht me nje vajze nga tirana .mora vendimin qe te shpallim fejesen duke u prezantuar ne shtepi.siper ironi te fatit djemte e xhait dhe prinderit e mi u shtangen kur moren vesht se e kujt ishte kjo vajze..ishim ne hasmeri pa ditur as gje gjyshi i vajzes para 35 vjetesh kishte vrare xhaxhan tim .tani djemte e xhaxhait num pranojne absolutisht kete miqesi .nje heshtje qe disi me pelqeu nga prinderit e mi.tani jemi ne nje udhekryq qe as vete sdi cfar te bej .ju lutem fansave te joq si mund te veproj flm anonim ju lutem .nqs se eshte e mundur"
Tashmë atij i duhet të marrë vendimin e vështirë, pasi siç thotë… është në udhëkryq.