Mitet e fitnesit të cilat po ju demoralizojnë t’i arrini qëllimet e humbjes së peshës. “Dua të humbë peshë, kështu që po fillojë palestrën ose vrapimin!”
Që të dyja këto kanë efekte të mira në shëndetin tuaj, por nuk do të thotë se janë mënyra më e mirë për të humbur peshë.
Studimet tregojnë se vetëm ushtrimet fizike nuk mjaftojnë në humbjen e peshës – prandaj duhet ta ndryshoni edhe mënyrën si ushqeheni.
Kjo për shkak se kaloritë të cilat i merrni nga ushqimet e kalojnë numrin e kalorive që i digjni gjatë ushtrimeve.
“Mund të hani çfarë të doni nëse ushtroni mjaftueshëm”
Është teknikisht e mundur të humbni peshë me një dietë me ushqime të pashëndetshme – prandaj është logjike të supozoni se mund të hani çfarë të dëshironi nëse mendoni se bëni mjaftueshëm ushtrime për t’i djegur ato kalori.
Por e vërteta e dëshpëruar është se nuk mund ta mposhtni një dietë të keqe! Kjo për shkak se dietat e pashëndetshme nuk e mbushin trupin me nutrientët të cilët janë të nevojshëm për t’iu funksionuar trupi më së miri.
Mëngjesi është koha më e mirë për të ushtruar
Kjo është mit për një arsye interesante: për shkak se “koha më e mirë” për të ushtruar është kurdo që gjeni kohë për të ushtruar – në periudhë afatgjate nuk ka rëndësi kur keni ushtruar, por rezultati i fituar!