×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Më thuaj çfarë shenje horoskopi ke, të të them si ta kuptosh që ke rënë në dashuri

E mërkurë, 03 October 2018 18:31

Keni rënë në dashuri? Ja si ta kuptoni bazuar në shenjën e horoskopit

Dashi

Elementi yt është zjarri: jeni shumë të zjarrtë dhe pasionalë dhe ndonjëherë rrezikoni të dukeni sikur keni rënë në dashuri me tipin e gjallëruar që keni. 

Ju mund të njiheni deri sa zgjat të paktën një situatë e tillë. Më vonë jo. Jeni nismëtar/e dhe ju pëlqen të shkëmbeni gjithnjë diçka të re me partnerin me fat. Ke një ndjenjë të fortë mbrojtëse. I jepesh plotësisht dhe je shumë bujarë/e edhe seksualisht. Por gjëja më e bukur, është që kur dashuroheni me të vërtetë, dini të jeni dhe besnikë!.

Demi

Duhet një kohë shumë e gjatë për të rënë në dashuri, që partneri tepër i duruar dhe i dashuruar mund të rezistojë. Por kur ndizet zjarri i dashurisë, është e pamundur të shuhet. Dashuroheni shumë rrallë, kur e bëni mund të jetë përgjithnjë. Pasi ia keni arritur, bëheni akoma më xheloz/e dhe posesiv/e dhe tentoni të monitoroni partnerin në të gjitha rrjetet sociale që është i regjistruar. Për ju seksi ka rëndësi të madhe në raport dhe nëse jeni e/i dashuruar, humbni çdo tabu.

Binjakët

Nuk jeni një person i qëndrueshëm. Edhe në historitë e dashurisë, tentoni të kaloni nga njëra te tjetra me lehtësinë më ekstreme. Prandaj shpesh mund të të ndodhë të thoni “të dua” pa besuar deri në fund dhe vetëm pse rrethanat e kërkojnë. Të pëlqen të bësh shaka me mënyrën e të rënit në dashuri dhe rrezikon të mos e kuptoni edhe kur je e dashuruar në të vërtetë. Nëse dashuroheni bëhesh shumë xheloz/e dhe e shikon partnerin si pikën e vetme tënde të referimit. Megjithatë nuk reshtni së flirtuari me të tjerët.

Gaforrja

Keni nevojë të dashuroheni në mënyrë konstante, sepse në të kundërt rrezikoni në hyni në krizë totale. Juve ju mjafton një dashuri e vetme për gjithë jetën, por sapo një histori mbyllet, shkoni në kërkim të një tjetër partneri, ku i dhuroni dashurinë tuaj dhe me të cilin provoni të krijoni edhe familje. Jeni shumë komprensiv/e, por edhe e/i dashuruar, humori juaj është i paqëndrueshëm dhe bini në ankesa të panumërta. Është e rëndësishme për ju që të keni konfirmim që partneri ju do dhe pretendoni shumë shpejt që të njihni të gjithë familjarët e tij.

Luani

Jeni shumë i/e gjallë dhe kur dashuroheni, jeni gati të bëni gjithçka për partnerin tuaj. Nuk kënaqeni me pak dhe jeni të gatshëm të prisni para se ta takoni “prenë” tuaj. E mbushni partnerin me dhurata, si simbol të dashurisë tuaj dhe përpiqeni të dilni shëtitje me të për të treguar dashurinë tuaj në publik. Jeni më i/e qetë kur keni nën kontroll territorin dhe bëheni “xhind” nëse dikush tenton t’i afrohet. Doni të jetoni nën dritën e diellit: historitë klandestine i distancon.

Virgjëresha

Vetëm një dashuri e madhe është në gjendje t’iu ëmbëlsojë dhe t’iu bëjë më të qetë. Kur dashurohesh, para së gjithash në fillim, jeni shumë tolerante, e mirë dhe kujdeseni për partnerin tuaj me përkushtimin më të madh. Por kur mbaron faza fillestare e rënies në dashuri, riktheheni të jeni një femër/mashkull “rreshter/e” dhe tentoni të impononi rregullat dhe zakonet tuaja në jetë. Megjithatë arrini të ta respektoni dhe nëse partneri juaj është vërtet i dashuruar, vështirë se do të arrijë të ndahet nga ju.

Peshorja

Qëndrimi në çift nuk do të thotë gjithnjë të jeni të dashuruar dhe ju jeni prova e gjallë. Nuk ju pëlqen të qëndroni i/e vetme dhe jeni /ie gatshme të kënaqeni përkohësisht nga partnerë që ju kënaqin vetëm pjesërisht. Është e vështirë t’iu bëjnë të bini në dashuri, sepse je shumë kritike dhe e ashpër. Kur dashuroheni, ndodh për faktin që jeni gati të hiqni dorë nga radha e “gjuajtësve” që ju ndjekin prej një jetë dhe jeni gati të plotësoni të gjitha (ose thuajse) kërkesat e partnerit, edhe ato seksuale.

Akrepi

Për ju nuk ekzistojnë rrugë të mesme: ose dashuroheni, ose urreheni. Është e lehtë të ndani historitë ku ndiheni të dashuruar/a nga ato që bëhet fjalë vetëm për tërheqje fizike: duket nga besimi që keni për partnerin tuaj. Jeni shumë besnik/e dhe nëse nuk dashuroheni, nuk zbulon thuajse asgjë nga jeta juaj private me partnerin. Nëse jeni i/e dashuruar, shprehni një besim të madh, por pretendoni një sinqeritet maksimal. Në këmbim, afroni veten tuaj!.

Shigjetari

Jeni një vullkan me energji! Nuk dashuroheni lehtë dhe zakonisht i mban larg historitë që “shkojnë mirë” për seksin nga ato që “shkojnë mirë” për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Kur dashuroheni atëherë? Kur i jepni fund këtij qëndrimi dhe takoni më në fund një person në gjendje që t’iu shkojë përshtat në karakter. Jeni një partnere shumë i/e pranishme, i/e ngrohtë dhe pasional/e. Besnikërinë, arrini ta garantoni edhe kur jeni e/i dashuruar.

Bricjapi

I përkisni ndoshta shenjës që dashurohet më me shumë vështirësi nga të gjitha. Dhe nuk është çështje kohe apo pritjeje të gjatë: me ju duhet këmbëngulur te ngrohtësia dhe pasioni. Vetëm një partner mjaft i nxehtë dhe me sedër, arrin të zgjidhë dhe të zbulojë atë “sekret” që mbani fshehur për të ndarë botën e emocioneve të tua nga ajo e vërteta. Kur dashuroheni, keni një shprehje fytyre të ëmbël, më pak të ashpër. Edhe pse me fjalë nuk e shfaqni dashurinë tuaj e shfaqni me aksione konkrete.

Ujori

Çfarë do të thotë të jeni e/i dashuruar? Shpesh e pyesni veten, por arrini të jepni vetëm përgjigje të shpërndara. Lodheni shumë të kuptoni atë që ndjeni për partnerin tuaj. Bota e emocioneve tuaja është e kriptuar dhe nëse arrini ta deshifroni mund të konsiderohet një mrekulli e vërtetë. Çfarë ndodh kur dashuroheni? E shikoni veten në mënyrë të magjishme të fejuar zyrtarisht ose me unazë në gisht. Zhduket edhe frika për të humbur lirinë, sepse e kupton që nuk varet nga marrëdhëniet e tua!.

Peshqit

Sytë në zemër dhe flutura në stomak: ja simptomat e tua klasike të të rënit në dashuri. Dashuroheni shumë lehtësisht dhe vështirë se dilni jashtë kësaj magjie dhe ndonjëherë jeni akoma e dashuruar me partnerin tuaj me të cilin keni qenë shumë vite më parë dhe me të cilin nuk keni më marrëdhënie. Kjo është e rrezikshme, sepse mund t’iu fusë në botën tuaj romantike imagjinare sesa në realitet. Një “peshk” e /i dashuruar i jepet partnerit me bujari, pasion, dashuri dhe përkushtim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...