Dukesha Kate është rikthyer nga pushimet e mëmësisë pas lindjes së fëmijës së tretë dhe menjëherë ka nisur jetën sociale.
Gjatë vizitës në Sayers Croft Forest School dhe Wildlife Garden, në Londër Kate u takua me një grup fëmijësh. Ndërsa fotografët filluan menjëherë fotografonin Kate gjatë shëtitjes së saj, një vajzë e vogël e pyeti pse po i bënin foto.
Dhe përgjigjja e Kate do t’ju ngroh zemrat. “Ata po të fotografojnë ty, sepse ti je e veçantë!”- ka thënë dukesha. Kate gjithashtu u ulë me një grup fëmijësh në kohën e rrëfimit të historive, ku nëna e tre fëmijëve u bë pjesë e lojërave të tyre.
Fëmijët, të lumtur që ishin pranë dukeshës së Kembrixhit, u argëtuan me të për pak kohë duke i treguar historitë e tyre.