Brad Pitt, një nga aktorët më të dashur e më simpatik në të gjithë botën ka dhënë disa këshilla për martesën.
Pas humbjes së bashkëshortes së tij, aktores Angelina Jolie, me të cilën është ende në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve, Pitt ndihet i lënduar dhe e di se çfarë ka humbur.
“Natyrisht, unë nuk jam një ekspert në marrëdhënie. Pas humbjes së një gruaje që e desha dhe martesës gati 11-vjeçare, kjo është këshilla që unë do të doja të më kishin dhënë edhe mua: Asnjëherë mos i ndaloni takimet, kurrë mos e merrni dashurinë e asaj gruaje për të mirëqenë. Kur i kërkove që ajo të martohej me ty, ti i premtove se do të ishte ajo njeriu që do ta mbante zemrën tënde dhe ta mbronte fort atë.”
“Ky është thesari më i rëndësishëm dhe i shenjtë që do t’ju jepet ndonjëherë. Ajo të zgjodhi ty. Kurrë mos e harro dhe kurrë mos u bëni dembelë në dashurinë tuaj,” –ka thënë Pitt në një nga këshillat e tij për martesën.