Biskotat me çokollatë janë të parezistueshme, sidomos kur ato shoqërohen me qumësht.
Ato më së shumti konsumohen në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës. Disa shkencëtarë thonë se arsyet se pse njerëzit nuk i rezistojnë dot biskotave me çokollatë, janë përbërësit.
Së pari, sheqeri. Faktet tregojnë se sheqeri dhe të ëmblat në përgjithësi na bëjnë që t’i kërkojmë gjithnjë e më shumë në trupin tonë dhe se varësia ndaj tyre është pothuajse e njëjtë me varësinë ndaj drogës, si kokaina.