Britania e Madhe ndalon përfundimisht ndërhyrjet estetike për zbuukurimin e fundshpinës. Arsyeja kryesore është se të tilla operacione shkaktojnë komplikacione në nivele shumë më të larta se të tjerat.
Pak kohë më parë, dy persona kanë gjetur vdekjen pas kësaj ndërhyrje. Bëhet fjalë për një lifting, që konsiston në marrjen e pjesëve dhjamore nga një pjesë e trupit dhe më pas injektohet në të pasme për t’i ngritur lart. Sipas kirurgëve, kjo praktikë ka rrezik të shtuar pasi kjo masë dhjamore gjatë injektimit mund të përfundojë në venat më të mëdha, nëpërmjet të cilave mund ato mund të arrijnë deri në zemër apo tru.
Procedura ka një indeks vdekshmërie të barabartë me një në çdo 3 mijë ndërhyrje, më i larti ndër operacionet estetike. Aktualisht në botë kanë humbur jetën 32 vajza, sipas statistikave të dhëna nga 639 mjekë nga vende të ndryshme.
Gjithashtu, shoqata e kirurgëve britanikë bën të ditur se kjo ndërhyrje ka edhe një rrezik shumë më të lartë, shkaktimin e infeksioneve. Pra për vajzat e gratë që duan të zbukurojnë të pasmet, duhet patur kujdes, thonë mjekët, pasi mund të humbasin jetën.