Petrit Çarkaxhiu, vokalisti i grupit Jericho, ka publikuar një video në Facebook.
Aty, spontanisht ai krijon një melodi për disa vargje të autorit Fahredin Shehu që e shoqëron në video, dhe e këndon një këngë.
Kënga është tekst i dedikuar për vajzat nga prindërit.
Teksti i këngës është:
"TI JE"
Ti je fryma n'zemrën time
Ti m’je dielli plotë me dritë
Je ilaç në përmallime
Që m’largon nga çdo mallkim
Ti je ylli që ndriçoi
N’zemren time terr e err
Ti je nuri që praroi
Në çdo vit e çdo pranverë
Kur vrapoje ndër grurishte
Reja e bardhë ty seç të mbroi
Drita jote tek shndrriste
Shpirtin tim oh ç’ma qetësoi