Ai është berberi më i kërkuar në New York.
Bëhet fjalë për Anthony Mancinelli, 107-vjeçari që po surprizon shumë njerëz në të gjithë botën me moshën e tij dhe punën që akoma bën.
Anthony ka 95 vite eksperiencë, ndërsa siç deklaroi për mediat nuk ka ndërmend të ndalet.
Mancenelli u shpreh:
Unë kam lindur në Itali, afër Napolit. Kam nisur të punën si berber këtu në Amerikë kur isha vetëm 12 vjeç dhe që atëherë nuk më mungojnë asnjëherë klientët.
Ai ka një dyqan të quajtur “Fantastic Cuts”, i cili ndodhet 100 kilometra larg New York-ut. Në 2007 ai ka hyrë në librin e rekordeve "Guinness" si personi më i moshuar që e bën këtë punë.
Ai kurrë nuk ka konsumuar cigare, ndërsa shprehet se nuk zgjedh në atë çfarë ha. Sekreti i jetëgjatësisë së tij siç tregon ai ngelet vetëm tek Zoti.