Shumica e njerëzve do të ballafaqohen me probleme të epshit seksual në ndonjë fazë të jetës së tyre. Rreth 50% e femrave vuajnë nga problemet e intimitetit, duke përfshirë humbjen e epshit dhe paaftësinë e për të përjetuar orgazëm, transmeton Telegrafi.
Por edhe një pjesë shumë e madhe e meshkujve kanë probleme me libidonë e ulët, gjë e cila mund të shkaktojë pakënaqësi në një lidhje.
Por, fatmirësisht, ka shumë mënyra për t’i tejkaluar këto probleme shëndetësore.
P.sh. ndryshimi i dietës është mënyra më e thjeshtë për ta rritur epshin seksual.
Studimet e shumta kanë treguar se çokollata e zezë i rritë nivelet e dopaminës – kimikali i cili ju bën të ndiheni mirë dhe që ndikon në qendrat e kënaqësisë në tru.
Rrugët në mendjet tona që shpijnë në kënaqësi dhe lumturi janë të lidhura ngushtë me ushqimin.
Për këtë arsye, është në rregull të hani në sasi të moderuar çfarëdo që ju bën të ndiheni mirë, qoftë nëse është fjala edhe për ëmbëlsira. Hulumtimet e publikuara në revistën ‘Preotome’ kanë zbuluar se konsumimi i 40 gramëve çokollatë të zezë në ditë për një periudhë dyjavore i zvogëlon nivelet e hormonit të stresit – kortizolit.
Eksperimenti gjithashtu ka treguar se edhe nivelet e shtypjes së gjakut janë reduktuar në mënyrë natyrale. Kjo mund të ketë ndikim në epshin seksual, pasi që hipertensioni është faktor rreziku i disfunksionit erektil.
Ushqimet tjera për të cilat thuhet se shërbejnë si afrodiziakë janë avokado dhe guaskat.