WhatsApp rrjeti më i madh i shkëmbimit të mesazheve online ndodhet përsëri në telashe. Ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit që të bëjnë kujdes nëse ju vjen një thirrje nga një numër anonim, tepër i shkurtër se numrat normal, pra kuptohet që është i rremë.
Sipas tyre, hakerat e përdorin këtë numër për të telefonuar nëpërmjet “video call” përdoruesit, të cilët nëse përgjigjen do tju vidhen të gjitha të dhënat në llogarinë e tyre personale.
Por pas rrezikut dhe paralajmërimeve të ekspertëve që në muajin gusht, zhvilluesit e WhatsApp kanë rregulluar gabimin në versionet e Android dhe iOS, që i lejonte hakerat të merrnin të dhënat sapo i përgjigjeshe telefonatës.
Mesa duket ky problem që tashmë është zgjidhur ka qenë vetëm për përdoruesit e smartphone-ve, sepse në web, platforma e “video call” është me një rrjet tjetër RTP, pra transporton të dhënat në kohë reale dhe nuk preket, raporton zdnet.