Hallet e shqiptarëve variojnë nga ato ekonomiko-sociale deri tek ato emocionale.
Tradhtia është një fenomen që ka prekur shumë familje, e për këtë nuk mund të themi asnjëherë se i kujt është faji.
Një qytetare ka shkruar për JOQ dhe kërkon mendimet e lexuesve.
Zonja shprehet:
Përshëndetje JOQ! Jam mama e një çuni 2 vjeç, e martuar prej 3 vitesh dhe jam e vetëm 22 vjeçe.
Para dy netësh gjeta në tel e burri një foto të një femre e cila ishte vetëm me rroba të brendshme.
Kur e pyeta se çfarë është kjo, atij i iku fytyra fare dhe më tha që ia kishin dërguar gabimisht.
Domethënë nuk e dinte se çfarë fliste se e pa që ishte në faj, debatuam keq dhe mora djalin të dal nga shtëpia.
por, ai mu përgjërua që ta falja. ju lutem si do të vepronit ju?!Unë ndjehem shumë keq se nuk më shkon ndërmend ta tradhtoj ndonjëherë.
Ju lutem moj gra dhe goca mos hyni kurrë mes një familjeje kur burri është i martuar e aq më tepër me fëmijë se po i shkatërroni ato.
Zoti është i madh e do ua thyej kokën diku, sikurse mua më thyet zemrën.”