Rrjeti social më i madh i mesazheve, WhatsApp po punon që opsioni i fshirjes së mesazheve që dërgohen gabimisht të funksionojë vetëm pas 13 orëve.
Platforma lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe në mënyra të ndryshme, përfshirë GIF dhe video. Por në përditësimin e ri thuhet se limiti për të fshirë mesazhet që ka qenë për 8 minuta e 16 sekonda pasi dërgohen nuk do të jetë më.
Dërguesit duhet të presin 13 orë që të shohin se një mesazh është fshirë. Ndryshimi tregon se përdoruesit do të duhet të përjetojnë sërish ndjenjën e turpit nëse shkruajnë dicka që nuk duhet.