Ka një parafrazë të një lidhjeje, që ngjan si miqësi e njëkohësisht, si marrëdhënie dashurie. Por nëse ndiheni sikur keni ngecur pafundësisht në këtë fazë, duhet të dini se ka disa arsye përse ai nuk po bën ndonjë hap më shumë, edhe pse ju mund t’ju duket se ia keni dhënë të gjitha sinjalet.
1. Ai ende nuk është gati sa duhet
Që të keni një marrëdhënie është e nevojshme para së gjithash të njihni njëri-tjetrin. Por ndarjet që mund të ketë përjetuar së fundmi, ose thjesht humori i tij, mund të jenë faktorë që nuk e lejojnë të ndiejë atë ‘shkëndijën’. Mund t’i duhet pak kohë, ndaj e mira është të kuptoni nëse ka diçka që ia shkakton ose thjesht, të prisni shenjat e duhura.
2. Ai nuk është i sigurt nëse ju e pëlqeni
Kjo është një arsye kyçe pse shumë djem nuk guxojnë t’ju shprehin dëshirën për të pasur diçka më shumë. Mendojeni si për vete; kur ju duket se nuk i pëlqeni dikujt, a ndërmerrni ndonjë hap për t’i bërë me dije se ndieni diçka?
3. Po e bëni konfuz
Nëse ju jeni e sigurt për atë që doni nga marrëdhënia me të, ai e ndien gjithmonë. Nëse nuk jeni e sigurt; një mëngjes ju merr malli, tjetrin as që doni ta shikoni me sy; ai e kupton këtë gjë, ndaj më e mira dhe e drejta që mund të bëjë, është të presë që ju ta ndani mendjen, sepse nuk do të dëshirojë të jetë aty në një nga ato ditët ‘jo’.
4. Ai nuk është i bindur nëse përshtatet me stilin tuaj të jetesës
Nëse i thoni tërë kohës ‘jam e zënë’, ‘jam e stresuar’, mund t’i krijohet përshtypja se nuk keni kohë për të, dhe se nuk është mjaftueshëm i përgatitur për të qenë në krahun tuaj. Ose mund edhe t’ia prisni fare shpresat duke i thënë ‘ndihem mirë kështu, duke punuar tërë ditën’, është zëre se i keni thënë ‘Jam mirë vetëm, s’kam nevojë për dikë tjetër’
5. Nuk dëshiron të vërë në rrezik një marrëdhënie të bukur miqësie
Kur ju nuk ia bëni të qartë, ose jeni e pasigurta nëse e pëlqeni apo jo, ai nuk do të dojë të vërë në rrezik një marrëdhënie miqësie që doni s’doni, do të kriset nëse ju shpreh hapur dëshirat për diçka më shumë. Nëse s’keni ndërmend t’ia shprehni, e shijofshi miqësinë sa më gjatë!