Një gjest zemërgjerësie u bë viral në internet kur një i panjohur përmbushi dëshirën e një gruaje të paralizuar.
Ian Bousfield, i cili drejton një klub vozitjeje, gjeti një trëndafil të kuq bashkë më një shënim buzë liqenit.
Në letër shkruhej:
Ju lutem a mund ta hedhë dikush këtë trëndafil në liqen për mua? Hiri i burrin tim të ndjerë është në liqen, por unë nuk mund të afrohem buzë tij me karrocë dhe dyert janë të mbyllura. Më duhet që të nisem përsëri për në veri sonte. Faleminderit x.”
Letra dhe trëndafili ishin lënë nga një vejushë në karrike me rrota e cila i kërkonte personit që do ta gjente të hidhte për të trëndafilin në liqen në shenjë përkujtimi për të shoqin e saj të ndjerë.
Bousfield, pasi kreu porosinë e zonjës, një foto të lules në ujë në llogarinë e tij në Twitter.
Ai shkruante në postimin e tij:
Kushdo që jeni, dua t’ju siguroj se trëndafili juaj është në mes të liqenit”.
Me dëshirën e mirë që zonja e trëndafilit ta shohë që porosia e saj u krye, postimi është ndarë në të gjithë botën nga përdoruesit e Twitter-it, deri në SHBA dhe Australinë e largët.
Komenti që mbizotëronte më shumë ishte: Ky gjest na riktheu besimin tek njerëzimi. Joq.al