Është koha të nxjerrësh xhaketën tënde prej lëkure jashtë dollapit të dimrit dhe ta hedhësh atë rreth shpatullave. Xhaketat prej lëkure janë perfekte për t'u veshur me një fustan në vjeshtë ose, për t'u veshur me në punës brenda një zyre. Xhaketa lëkurës është e mahnitshme dhe e lehtë për tu kombinuar.
1.Nje fustan vere i cili me anë të xhaketës kthehet për stinën e vjeshtës. Ky kombinim i bardhë e zi është klasik, i freskët, i sofistikuar, dhe miimalist. Mos harroni aksesorët: Cizme deri te kyci I këmbës, cantën e bardhe dhe një rrip të zi por me një detaj floriri.
2.Sportive: Nqs fustani nuk është pjesë e stilit tënd , atëhere provo palicetat! Do të dukeni më sportive dhe komode por nqs do ju duhet për një mbrëmje këpucët me taka do bëjnë të gjithë ndryshimin.
3.Vishe atë poshtë një palltoje: Nqs moti fillon të ftohet pak më shumë por gjithsesi ju nuk doni të hiqni dorë nga xhaketa ateherë mund ta vishni poshtë një palltoje të lehtë! Me një fustan me ngjyra, nuk do të keni ftohtë pasi temperatuar akoma nuk janë aq të ulta!
4.Hidheni xhaketën krahëve, për një mot të freskët. Ky është dhe një sekret I vogël që ne fotografi veshja juaj të duket akoma më bukur. Mund ta vishni me xhinse, me fund, fustan ajo gjithsesi do kombinohet më së miri.
5. 99% është e sigurtë që xhaketa juaj është lëkure e zezë. Por ka kaq shumë opsione të tjera të ngjyrave në dispozicion, duke përfshirë forrest green, kafe cokollate etj. Këtë sezon, dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë dhe zgjidhni një nuancë të re.