Një firmë kanadeze ka krijuar syzet e para “smart” në botë.
Focals kushtojnë 1000 dollarë dhe mund të porositen që sot, fillimisht vetëm në Bruklin dhe Toronto.
Bëhet fjalë për syze me teknologji shumë të avancuar, që nxjerrin “notification” në lentet e tyre dhe që vetëm ai që i mban mund t’i shohë.
Me këto syze mund të lexoni mesazhe, të shihni motin ose të merrni udhëzime nga Maps duke parë se çfarë bëhet rreth e rrotull jush. Lidhja e syzeve me celularin tuaj Android apo iOS bëhet me anë të Bluetooth.