Nuk janë të pakta rastet kur prostitutat dhunohen nga tutorët apo edhe nga klientët e tyre, kur këta të fundit ngelin të kënaqur.
I tillë është rasti i një prostitute shqiptare në Itali dhe më konkretisht në Reggio Emilia, e cila i është drejtuar policisë për të denoncuar një prej klientëve.
Siç raportojnë mediat italiane, klienti e ka dhunuar dhe e ka grabitur. Ai nuk e ka lënë të dalë nga makina, duke e kapur prek flokësh e duke i rrëmbyer çantën.
Më pas, të veshur vetëm me rrobat e trupit, pasi i ka marrë edhe 30 eurot që prostituta shqiptare kishte në çantë, e ka lënë në anë të rrugës.
Vajza u ndihmua nga një kalimtar që njoftoi karabinierët.
18-vjeçarja u dërgua në spital, ku edhe mori kujdesin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa kamerat e rrugës arritën të identifikonin autorin e ngjarjes, i cili është një 34-vjeçar.
Pas ndalimit, i akuzuari u mbrojt duke thënë se ishte i pakënaqur nga shërbimi i prostitutës, e cila nuk i ofroi një raport seksual komplet, por vetëm seks oral.
Ai pretendoi të merrte mbrapsht një pjesë të parave dhe shtoi se kur zbriti nga makina prostituta harroi të merrte celularin dhe çantën.