Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka kërkuar një ligj të ri më të ashpër për mbrojtjen e të dhënave personale në SHBA. Gjatë një fjalimi të pazakontë në Bruksel, në Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave, Cook duke iu referuar keqpërdorimit të të dhënave thellësisht personale, tha se ato po përdoren kundër nesh me “efikasitet ushtarak”.
“Ne nuk duhet t’i minimizojmë pasojat. Kjo është mbikëqyrje”-tha Cook. Fjalimi me tone të forta paraqiti një mbrojtje të mrekullueshme të të drejtave të privatësisë së përdoruesit nga një drejtor ekzekutiv i një kompanie teknologjike.
Cook gjithashtu vlerësoi rregulloren e re të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, e cila hyri në fuqi në muajin maj të këtij viti. ” Këtë vit, ju i keni treguar botës se një linjë veprimi e mirë dhe vullneti politik mund të bëhen së bashku për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve . Është koha për pjesën tjetër të botës, duke përfshirë vendin tim të origjinës, të ndjekin shembullin tuaj”-tha Cook duke përgëzuar rregulloren e BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale.