Të qash një herë në javë është çelësi i një jete pa stres

E Enjte, 25 October 2018 10:45

Nëse keni parë ndonjë film prekës që ju ka bërë të qani pafund dhe më pas jeni ndjerë mirë, kjo e ka një arsye.

Pasi të qarit arrin të çliroj emocionet e ndrydhura të cilat shpesh ne i bllokojmë brenda vetes. Në Japoni ka që në 2014 që ekspertë të shëndetit mendorë kryejnë studime rreth kësaj çështje dhe dukurisë së lotëve. Madje në 2015 për këtë shkak u vendos që kompanitë të cilat kishin më shumë se 50 punonjës, duhet të ndërmerrnin fushata ndërgjegjësuese për fuqinë e lotëve.

Ndërsa në ditët e sotme Japonia këtë praktikë po tenton ta zgjerojë dhe në shkollat fillore dhe ato të mesme në mënyrë që të monitorohet shëndeti i tyre mendor që në fazat e para të zhvillimit.

Një mësuese gjimnazi e kthyer në “mësuese lotësh” tanimë ka gjashtë vite që mban trajnime nëpër kompani dhe shkolla për rëndësinë e këtij procesi dhe avantazheve që ka për shëndetin mendor.

Në një periudhë ku shëndeti mendor po merr rëndësinë e duhur, diçka e tillë është shumë novative. Pasi deri në 2016 sipas statistikave të publikuara nga LSE në tetë shtetet e mëdha, punonjësit nuk u tregonin punëdhënësve të tyre për problemet mendore si stresi, ankthi apo depresioni.

Në një artikull të publikuar nga WHO rezultoi se depresioni ishte shkaktari kryesor i nxitjes së shumë sëmundjeve të tjera si dhe invaliditetit. Ndërsa në tetor të këtij viti rezultoi po nga kjo organizatë se mosha në të cilin nisnin problemet e shëndetit mendor është 14 vjeç.

Si ndihmojnë lotët?

Në një studim të kryer në 30 shtete, shumica e të anketuarve deklaronin se ndiheshin më mirë emocionalisht pasi kishin qarë.

Trupi i njeriut prodhon tre tipe të ndryshme lotësh:

1-            Lot refleksi të cilët zakonisht shkaktohen nga ndonjë faktor irritues si pluhuri

2-            Lot të vazhdueshëm të cilët mbajnë të rigjeneruar qelizat e syrit

3-            Lot emocional të cilët sipas studimeve ndihmojnë në shëndetin mendor.

Në 1980 Dr. William Frey nisi kërkimin e parë shkencor në lidhje me faktin se përse qajnë njerëzit dhe ai zbuloi lotët emocional. Këta lotë përmbajnë hormone të stresit të cilat largohen nga trupi kur ne qajmë.

Njësoj siç largohen toksinat dhe helmet e trupit bashkë me frymëmarrjen, djersitjen duke e pastruar trupin nga helmet, dhe lotët kryejnë të njëjtin funksion.

Gjithashtu e qara ekuilibron frymëmarrjen, që ndihmon në qetësimin e organizmit si dhe stimulon prodhimin e endorfinës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 14:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...