Është shumë më e rehatshme të jesh një grua në shoqërinë e ditëve të sotme se sa ishte shumë vite më parë dhe arsyet përse mund ti lexoni më poshtë.
Kufij më të lartë të dhimbjes
Gratë lindin dhe ka shumë pak ngjarje në jetë që rivalizojnë atë nivel të dhimbjes. Për këtë arsye gratë natyrisht kanë një tolerancë më të lartë të dhimbjes.
Jetëgjatësi më të lartë
Është vërtetuar statistikisht se shumica e grave jetojnë më gjatë se meshkujt. Disa nga këto janë për shkak të aksidenteve në vendin e punës, por një pjesë e mirë e saj ka të bëjë me sëmundjet. Gratë sëmuren më pak dhe priren të kenë një jetë më të gjatë.
Ato mund të përqafojnë njëra-tjetrën
Gratë përqafohen me shoqërinë e tyre në publik pa u shqetësuar për atë që njerëzit mendojnë dhe I shprehin ndjenjat e tyre hapur pa u dukur të çuditshme.
Ato mund të qajnë
Gratë mund të qajnë në publik dhe privatisht. Gratë janë më të lirshme në shprehjen e emocioneve të tyre sesa burrat. Kur burrat qajnë shihen si të dobët ose më pak burrëror, por ky nuk është rasti për gratë.
Ato mund të përdorin makijazh
Burrat pak a shumë kanë ngecur me të njëjtën fytyrë që kur kanë lindur ndërsa gratë kanë aftësinë për të ndryshuar pamjen e tyre me anë të makijazhit. Grimi është një pjesë e madhe e jetës së një gruaje dhe gjetja e markës së duhur është shumë e rëndësishme.
Shumë rroba nga të cilat mund të zgjedhësh
Kur vjen fjala për modën sigurisht që gratë kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Meshkujt nuk mund të veshin një funde apo fustane dhe prandaj gratë kanë një qasje më të gjerë në fushën e modës.
Lindja e një fëmije
Vetëm gjysma e popullsisë ka fuqinë për të rritur një njeri tjetër brenda trupit të tyre dhe pastaj me sukses të lindë. Kjo mrekulli e natyrës është në dispozicion vetëm për grate të cilat kanë dhe privilegjin magjik për tu quajtur “Mami”.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Pjesa e trurit përgjegjëse për komunikimin është më e madhe te gratë sesa meshkujt. Gratë priren të jenë në gjendje të komunikojnë dhe të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë jo vetëm përmes fjalëve, por edhe shprehive të fytyrës dhe emocioneve. Kjo i ndihmon gratë të jenë më produktive në vendet e punës ose në një marrëdhënie.
Ato marrin më shumë lule
Qoftë nga dikush që u vjen rrotull, nga nderimi me një çmim apo shfaqja e tyre në një spektakël, gratë kanë tendencë të marrin më shumë lule si dhuratë sesa meshkujt.